Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shpreh urimet dhe vlerësimin më të lartë për Prof. Dr. Gjyle Mulliqi Osmani, punëtore e pensionuar nga Departamenti i Mikrobiologjisë në IKSHPK, e cila është nderuar me medalje presidenciale nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Ky vlerësim i lartë është dhënë në shenjë mirënjohjeje për kontributin […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton qytetarët se Ministria e Shëndetësisë ka aprovuar rekomandimin e Komitetit Profesional Këshillues për Imunizim (KPKI), për zgjerimin e grup-moshave për vaksinim kundër Human Papilloma Virusit (HPV). Ky vendim është në përputhje me evidencën më të fundit shkencore dhe rekomandimet ndërkombëtare, dhe synon rritjen e mbrojtjes së popullatës […]
Me rastin e 31 Majit – Ditës Botërore Kundër Duhanit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe komunat, organizon një aktivitet kreativ me nxënës, me synim rritjen e ndërgjegjësimit për pasojat shëndetësore, ekonomike dhe sociale të duhanpirjes, nën moton: “Të rinjtë […]
Sot, objekti i IKSHPK-së është ndriçuar me ngjyrë të kuqe, në kuadër të iniciativës globale #LightUpForTB, për të shënuar Ditën Botërore të Tuberkulozit. Kjo simbolikë përçon mesazhin e fuqishëm të këtij viti – se me angazhim të përbashkët, diagnostikim të hershëm dhe trajtim të duhur, po, ne mund t’i japim fund tuberkulozit.
Profesionistët shëndetësorë janë burimi më i besueshëm i informacionit për prindërit lidhur me vaksinimin e rregullt të fëmijëve. Për këtë arsye, IKSHPK ka zhvilluar një pako dokumentesh mbështetëse për mjekë pediatër, mjekë familjarë dhe infermierë, me qëllim që të mbështesë profesionistët shëndetësorë në ofrimin e rekomandimeve për vaksinim, të bazuara në evidencë. Kjo pako e […]
Departamenti i Epidemiologjisë i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) zhvilloi takimin me përfaqësues të EuroSAVE – iniciativë e OBSH-së Evropë për mbikëqyrjen e avancuar të SARI (Infeksione të Rënda Akute Respiratore), Klinikës së Sëmundjeve Infektive dhe Klinikës së Pediatrisë. Departamenti i Epidemiologjisë IKSHPK prezantoi situatën epidemiologjike të infeksioneve akute respiratore, bazuar në […]