IKShPK është institucioni më i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i Republikës së Kosovës në fushën e shëndetit publik. IKShPK është institucion i nivelit tretësor të kujdesit shëndetësor. IKShPK është institucion i shërbimit publik të administratës shtetërore, veprimtaria e së cilit drejtohet dhe bashkërendohet nga Ministri i Shëndetësisë.
Promovimi i një stili jetese të shëndetshëm, rritja e kujdesit për shëndetin mendor e fizik si dhe edukimi i popullatës për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe...
Monitorimi i sëmundjeve infektive dhe kontrolli i cilësisë së ujit dhe ushqimit për mbrojtjen e shëndetit publik, përmes analizës së mikroorganizmave patogjenë dhe sigurisë së mjedisit....
Informacione dhe shërbime të tjera për qytetarët, institucionet, dhe sektorët e tjerë publik e privat, të cilat ofrohen në kuadër të IKSHPK-së.
...Mbrojtja e shëndetit fillon me kujdesin për veten dhe për të tjerët. Profesionistët shëndetësorë kanë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit publik. Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më e rëndësishme parandaluese për të zvogëluar rrezikun nga gripi dhe ndërlikimet e tij, veçanërisht te personat më të rrezikuar. Përmes vaksinimit, profesionistët shëndetësorë kontribuojnë në […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) i njofton qytetarët se rastet me fruth vazhdojnë të regjistrohen në vendin tonë, duke e bërë të domosdoshëm vazhdimin e përpjekjeve për rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve. Sipas të dhënave të IKShPK-së, gjatë periudhës 16 prill – 25 tetor 2026 janë […]
Ky botim special i revistës “Shëndeti” i dedikohet Sëmundjeve Kronike Jo ngjitëse (SKJ) si reflektim dhe dëshmi e angazhimeve të institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në përgjigje për parandalimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen institucionale e individuale të tyre. Qëllimi është të ofrohet një pasqyrë e gjerë dhe gjithëpërfshirëse, duke sjellë në një hapësirë të përbashkët […]