Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Këshilla Shëndetësore
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

Tryezë diskutimi në kuadër të Javës Botërore të Imunizimit

Në kuadër të shënimit të Javës Botërore të Imunizimit, në Komunën e Rahovecit u mbajt një tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e Kryetarit të Komunës, z. Smajl Latifi, Zëvendësministrit të Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, Drejtoreshës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Dr. Ardita Baraku, përfaqësuesve të UNICEF-it në Kosovë, profesionistëve shëndetësorë dhe përfaqësuesve të institucioneve komunale.

Gjatë takimit u diskutua mbi sukseset e arritura në zbatimin e programit të rregullt të vaksinimit në Komunën e Rahovecit, si dhe sfidat e hasura, me theks të veçantë në vaksinimin kundër fruthit, shytave dhe rubellës (MMR). Pjesëmarrësit vlerësuan vaksinimin si një ndër ndërhyrjet më efektive për mbrojtjen e shëndetit publik dhe theksuan nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërsektorial në funksion të rritjes së mbulueshmërisë me vaksinim.

Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, theksoi angazhimin e institucioneve komunale, në veçanti të drejtorive të arsimit dhe shëndetësisë, për të mbështetur rritjen e shkallës së vaksinimit. Ndërkaq, Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, rikonfirmoi mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë për nivelin lokal në fuqizimin e mëtejmë të programit të imunizimit.

Në këtë tryezë u theksua gjithashtu rëndësia e zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitëse nga të gjitha institucionet shëndetësore dhe arsimore, i cili e përcakton vaksinimin e rregullt si obligativ për të gjithë fëmijët, përveç rasteve me kundërindikacione të dokumentuara.

Në përfundim, pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimin e aktiviteteve në promovimin e vaksinimit, rritjen e ndërgjegjësimit tek prindërit dhe forcimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim që asnjë fëmijë të mos mbetet i pambrojtur nga sëmundjet e parandalueshme me vaksina.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Këshilla Shëndetësore
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime