Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Këshilla Shëndetësore
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

Takim koordinues për forcimin e masave ndaj fruthit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës zhvilloi sot një takim koordinues me përfaqësues të Inspektoratit Qendror të Ministrisë së Shëndetësisë, Inspektoratit Sanitar dhe Inspektoratit të Arsimit me fokus në forcimin e masave për parandalimin dhe kontrollin e fruthit dhe rritjen e mbulueshmërisë me vaksinim.

Në takim u theksua rëndësia e zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse, kërkesave për vaksinim të fëmijëve gjatë regjistrimit në institucionet parashkollore dhe në klasën e parë. U rikujtua se Udhëzimi Administrativ (MASHTI) Nr. 03/2022 kërkon dëshminë e vaksinimit për regjistrimin në institucionet parashkollore, ndërsa Udhëzimi Administrativ Nr. 09/2023 kërkon gjithashtu dëshminë e vaksinimit për regjistrimin në klasën e parë.

Pjesëmarrësit u dakorduan për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit shëndetësor dhe atij arsimor, identifikimin e fëmijëve që nuk e kanë kryer vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, referimin e tyre në njësitë e vaksinimit dhe realizimin e vaksinimit plotësues (catch-up) sipas moshës. Po ashtu, u theksua nevoja për kontroll dhe monitorim të qëndrueshëm të zbatimit të këtyre kërkesave nga institucionet përgjegjëse dhe se inspektoratet do t’i intensifikojnë vizitat për të siguruar zbatimin e tyre.

IKSHPK rithekson se mbrojtja e fëmijëve nga fruthi dhe sëmundjet e tjera të parandalueshme me vaksinë është përgjegjësi e përbashkët dhe bashkëpunimi ndërinstitucional dhe vaksinimi në kohë mbeten ndër masat më të rëndësishme për ndërprerjen e zinxhirit të përhapjes së fruthit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Këshilla Shëndetësore
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime