Dr. Albana Xani, pediatre në Klinikën e Pediatrisë, kujdeset çdo ditë për shëndetin e fëmijëve dhe rekomandon vaksinimin për secilin prej tyre.
Ajo ndan edhe përvojën personale me nipin e saj 3-vjeçar, Drinin, i cili i ka marrë të gjitha vaksinat sipas kalendarit të rregullt, përfshirë vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës).
Vaksinat janë një ndër ndërhyrjet më të suksesshme të shëndetit publik. Gjatë 50 viteve të fundit, mbi 150 milionë jetë janë shpëtuar falë vaksinimit, duke mbrojtur nga sëmundje si fruthi, poliomieliti, difteria, hepatiti B dhe rotavirusi.