Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përcolli në pension Dr. Ajhan Sefiu, specialiste e mikrobiologjisë dhe Drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike (QRSHP) në Gjilan, duke shënuar përmbylljen e një rrugëtimi të gjatë profesional.
Me këtë rast, Drejtoresha Ekzekutive e IKSHPK-së, Dr. Ardita Baraku, e vlerësoi lart angazhimin dhe punën e Dr. Sefiu, si një profesioniste e palodhur dhe udhëheqëse e përkushutar.
Për 27 vite, Dr. Sefiu ishte një shtyllë e palëkundur e shëndetit publik në rajonin e Gjilanit, duke shërbyer si mikrobiologe dhe duke udhëhequr me përgjegjësi QRSHP Gjilan. Puna dhe kontributi i Dr. Sefiu ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e zhvillimit të QRSHP Gjilan dhe në kujtesën e kolegëve.
Në fjalën e saj përmbyllëse, Dr. Ajhan Sefiu shprehu mirënjohje të thellë për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite, duke uruar njëkohësisht avancim të mëtejshëm të shërbimeve të shëndetit publik në vend.
IKSHPK i uron Dr. Ajhan Sefiu shëndet të mirë, lumturi dhe shumë gëzime në këtë fazë të re të jetës, pranë familjes dhe më të dashurve të saj.