Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Këshilla Shëndetësore
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” koordinojnë bashkëpunimin për monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm

Përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike-Prishtinë (QRSHP) dhe të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” (KRU) zhvilluan një takim të përbashkët lidhur me monitorimin e cilësisë së ujit të pijshëm dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

Gjatë takimit u diskutua gjendja aktuale e cilësisë së ujit të pijshëm, aktivitetet e monitorimit, aktivitetet e realizuara, projektet dhe raportet e përgatitura, si dhe ato që janë në proces të përfundimit.

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Prishtina”, z. Arsim Fetahu, theksoi angazhimin e kompanisë për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me ujë për qytetarët e rajonit të Prishtinës, me synim furnizimin 24 orë në ditë, si dhe garantimin e ujit të sigurt dhe cilësor për konsum.

Drejtoresha Ekzekutive e IKSHPK-së, Dr. Ardita Baraku, shprehu gatishmërinë për vazhdimin e monitorimit të rregullt të cilësisë së ujit të pijshëm, përcjelljen dhe vlerësimin e rezultateve të analizave, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me KRU “Prishtina”, me qëllim të reagimit në kohë ndaj çdo situate që mund të ndikojë në sigurinë e ujit të pijshëm.

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” do të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të rregullt të informacionit dhe koordinimit të aktiviteteve, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe sigurimit të ujit të sigurt dhe cilësor për qytetarët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Këshilla Shëndetësore
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime