Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Këshilla Shëndetësore
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

Hapet sot Kongresi i VIII i Mjekësisë!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), së bashku me partnerët organizues, shënuan hapjen solemne të Kongresit të VIII të Mjekësisë, i cili mbahet më 22–24 tetor 2026, në Prishtinë. Tema bosht e kongresit këtë vit është: “Promovimi dhe edukimi shëndetësor – Në 40 vjetorin e kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie”.

Ceremonia e hapjes përfshiu fjalët përshëndetëse, promovimin e dokumentarit mbi rolin e mjekëve në edukimin shëndetësor, imunizimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik, promovimin e revistës Mjeku dhe të librit mbi historinë e mjekësisë botërore dhe shqiptare, si dhe ndarjen e dekoratave dhe mirënjohjeve.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, përshëndeti punimet e Kongresit të VIII të Mjekësisë, duke i uruar Kongresit punime të mbara dhe suksese. Ai vlerësoi lart angazhimin dhe përkushtimin e profesionistëve shëndetësorë në përkujdesjen ndaj qytetarëve, si dhe në promovimin dhe edukimin shëndetësor të popullatës së Kosovës. Ministri theksoi rëndësinë e punës së tyre të vazhdueshme në forcimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Në fjalën e rastit, në hapjen solemne të Kongresit të VIII të Mjekësisë, Drejtoresha ekzekutive e IKSHPK-së, Dr. Ardita Baraku theksoi rëndësinë e përfshirjes së shëndetit në të gjitha politikat, si një qasje thelbësore për mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës. Ajo vuri në pah rolin e Kartës së Otavës në edukimin dhe promovimin shëndetësor, rëndësinë e publikimit të revistës “Shëndeti”, si dhe përkushtimin institucional ndaj avancimit të promovimit shëndetësor. Gjithashtu, theksoi se Strategjia Sektoriale e Shëndetësisë së Kosovës e përcakton edukimin dhe promovimin shëndetësor si objektiva të rëndësishëm, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit, fuqizimin e qytetarëve dhe ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme.

Kongresi synon të forcojë bashkëpunimin profesional, shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e promovimit dhe edukimit shëndetësor, në shërbim të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

📅 22–24 tetor 2026

📍 Hotel Emerald, Prishtinë

#IKSHPK #KongresiVIIIiMjekësisë #PromovimiShëndetësor #EdukimiShëndetësor #ShëndetiPublik

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Këshilla Shëndetësore
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime