
Në ditën e dytë të Kongresit, me temën “Në 40-vjetorin e Kartës së Otavës: Së bashku për shëndet dhe mirëqenie”, ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë në promovimin e shëndetit publik. Temat kryesore përfshinë komunikimin shëndetësor, shëndetin mjedisor, parandalimin e sëmundjeve kronike, inovacionin dhe inteligjencën artificiale, politikat shëndetësore dhe përfshirjen e komunitetit.
Përmes punëtorive profesionale u trajtuan intervistimi motivues dhe kujdesi i integruar për personat e moshuar. U prezantuan gjithashtu profilet shëndetësore rajonale, në mbështetje të planifikimit të ndërhyrjeve të bazuara në të dhëna.
Kongresi vazhdon të forcojë bashkëpunimin profesional dhe institucional, duke promovuar barazinë në shëndet dhe mirëqenien për të gjithë.
#IKSHPK #KongresiVIII #KartaEOtavës #PromovimiDheEdukimiShëndetësor #ShëndetiPublik