Ekipet mobile të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë filluar sot, më 16 maj 2025, vaksinimin e besimtarëve myslimanë nga regjioni i Ferizajt, që planifikojnë të udhëtojnë për kryerjen e Haxhit në Mekë. Ky aktivitet po realizohet në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare/ Njësia e Vaksinimit, […]
Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Hipertensionit, ekipet për Promovim dhe Edukim Shëndetësor nga Departamenti i Mjekësisë Sociale në IKSHPK dhe QRSHP, kanë vazhduar aktivitetet vetëdijesuese në disa rajone të vendit. Aktivitetet janë zhvilluar në Prishtinë (PTK, KEDS dhe qendrat kulturore për të moshuar, përfshirë edhe Shtëpinë e personave të moshuar pa përkujdesje […]
Sot, ekipet për Promovimin dhe Edukimin Shëndetësor nga Departamenti i Mjekësisë Sociale në IKSHPK dhe Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë, kanë realizuar vizita në 42 institucione parashkollore publike dhe private. Këto vizita u organizuan si përgjigje ndaj situatës epidemiologjike me fruth, pasi nga data 5 deri më 13 […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) informon se nga data 05 deri më 13 maj 2025, në Kosovë janë raportuar 9 raste të fruthit: 4 raste nga Ferizaji; 2 raste nga Shtimja dhe nga 1 rast në komunat: Lipjan, Graçanicë dhe Fushë Kosovë. Sipas grup-moshave, rastet e raportuara janë: 7 raste të moshës […]
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Hipertensionit, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Pejë, në bashkëpunim me QKMF-në Pejë, ka filluar organizimin e aktiviteteve vetëdijesuese dhe shëndetësore për qytetarët. Gjatë këtyre aktiviteteve janë kryer matje të tensionit arterial dhe të nivelit të glikemisë, me qëllim të identifikimit të hershëm të faktorëve […]
Laboratori Referent për Rezistencë Antimikrobike i IKSHPK, nën udhëheqjen e Dr. Arsim Kurtit, ka shënuar sukses të plotë në rundin vjetor të Vlerësimit të Jashtëm të Cilësisë (EQA), organizuar nga UK Health Security Agency dhe UK NEQAS for Microbiology në Britaninë e Madhe. Ky vlerësim, i cili zhvillohet në kuadër të angazhimeve të Kosovës në […]