Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar sonte me ngjyrë të kaltër në pritje të shënimit të Ditës Botërore të Diabetit (14 Nëntor). Ngjyra e kaltër është simboli ndërkombëtar i ndërgjegjësimit për diabetin, duke përfaqësuar bashkimin global për përballimin e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në mbarë botën. Ky simbol u miratua […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdon fushatën vetëdijesuese për diabetin, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit zbulimit të hershëm dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj kësaj sëmundjeje. Dita Botërore e Diabetit, e cila shënohet çdo vit më 14 nëntor, thekson rëndësinë e veprimit të përbashkët në mbrojtje të shëndetit dhe në […]
Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit. Disa këshilla se si të mbrohemi […]
Pas plot 40 viteve pune në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Prof. Dr. Arijana Osmani Kalaveshi, drejtoreshë e Departamentit të Epidemiologjisë, ka përmbyllur karrierën e saj të shkëlqyer profesionale me rastin e pensionimit. Gjatë katër dekadave të punës në IKSHPK, Prof. Arijana dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e epidemiologjisë në vend, […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, organizoi më 3 dhe 4 nëntor trajnime me përfaqësues nga institucionet shëndetësore të vendit. Në to morën pjesë 76 të nominuar nga QKMF-të e komunave të Kosovës, 14 përfaqësues nga spitalet rajonale dhe 62 pjesëmarrës nga klinikat e QKUK-së. Trajnimi u udhëhoq nga […]
Gjatë Muajit Rozë – Tetorit, Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, nën moton “Me ty fillon parandalimi”, Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik në Prishtinë, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë dhe Ferizaj, zhvilluan me sukses një sërë aktivitetesh sensibilizuese në institucione arsimore, sociale dhe komunitare, me qëllim ngritjen e vetëdijes për parandalimin dhe zbulimin e hershëm […]