Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Dr. Ardita Baraku, së bashku me Dr. Merita Berishën, Drejtoreshë e Departamentit të Mjekësisë Sociale dhe U.D. Drejtoreshë e Departamentit të Epidemiologjisë, Dr. Albiona Rashiti Bytyçi, zhvilluan një vizitë në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, ku u pritën nga përfaqësuesit e këtij institucioni dhe përfaqësues të OBSh në Kosovë e Shqipëri.
Takimi konsistoi në prezantimin e punës dhe aktiviteteve të realizuara gjatë vitit, si dhe në dakordimin për forcimin e bashkëpunimit të mëtejmë në të ardhmen.