Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rikonfirmuar se Laboratori për diagnostikim serologjik në Departamentin e Mikrobiologjisë në IKSHPK vazhdon të jetë laborator i akredituar nga kjo organizatë për morbill dhe rubellë edhe për vitin 2025.
Laboratori për diagnostikim serologjik në Departamentin e Mikrobiologjisë në IKSHPK, i është nënshtruar procesit të akreditimit nga OBSH për vitin 2025, dhe i ka plotësuar kriteret në përputhshmëri të plotë me standarde të mirëfillta laboratorike.
Ky laborator i nënshtrohet proceseve të akreditimit nga viti 2008 dhe është “Laborator i akredituar nga OBSH në tërësi për morbill/rubellë për 2025”, ka konfirmuar OBSh.
Laboratori në fjalë, i specifikuar për diagnostikimin e morbillit dhe rubellës, në vitin 2024 është përcaktuar si laborator referent në nivel vendi me vendim të Ministrit të Shëndetësisë.