Udhëtoni jashtë vendit? Mos harroni vaksinimin!
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bazuar në Udhëzimin Administrativ Nr.05/2025 për Imunoprofilaksë dhe Kimioprofilaksë, rekomandon vaksinimin si masë parandaluese sipas rrezikut epidemiologjik të vendeve që planifikoni të vizitoni.
Në varësi të destinacionit, mund të rekomandohen vaksina kundër:
- Hepatitit B
- Etheve të Verdha (Yellow Fever)
- Meningjitit (ACYW135)
- Tifos abdominale
- dhe sëmundjeve të tjera, në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR)
Vaksinimi nuk është i njëjtë për çdo udhëtar – ai varet nga vendi i udhëtimit dhe rreziku i ekspozimit.
Kur duhet të paraqiteni?
Rekomandohet të konsultoheni dhe të vaksinoheni së paku 4 javë para udhëtimit, për të siguruar kohën e nevojshme për zhvillimin e imunitetit dhe, nëse është e nevojshme, për profilaksi shtesë.
Ku të drejtoheni?
Për këshilla të personalizuara dhe planifikim të vaksinimit:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)
Adresa: Rr. “Instituti Shëndetësor”, nr.12, 10 000, Prishtinë
Email: ikshpk@rks-gov.net
Prishtinë, Republika e Kosovës
Orari i vaksinimit:
E hënë – E premte | 08:00 – 16:00
Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike (QRShP)
Shërbimet e këshillimit dhe vaksinimit ofrohen edhe në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike