Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

Sekuencimi i virusit të Gripit A në IKSHPK

Virusi i Gripit A përbën një barrë të konsiderueshme për shëndetin publik gjatë stinëve të vjeshtës dhe të dimrit, duke kërkuar sistem funksional të mbikëqyrjes epidemiologjike.

Në kuadër të aktiviteteve të mbikëqyrjes virologjike në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në IKSHPK ditëve të fundit është kryer sekuencionimi i gjenomit të plotë të virusit të Gripit A përmes teknologjisë së sekuencimit të gjeneratës së re (Next Generation Sequencing – NGS) në platformën GridION të Oxford Nanopore Technologies (ONT).

Sekuencimi është kryer në 22 mostra të cilat paraprakisht ishin detektuar me prani të virusit të Gripit A me metodën RT-PCR gjatë periudhës kohore 18.12.2025 – 14.01.2026.

Nga 22 mostrat e sekuencuara, pjesa dërrmuese (82%) ishin virus të Gripit A/H3N2, ndërsa pjesa tjetër (18%) i takonin virusit të Gripit A/H1N1. Për më tepër, lidhur me subtipin dominues H3N2 të virusit Gripit A, të dhënat e fituara nga sekuencionimi tregojnë se të gjitha sekuencat e analizuara i përkasin “clade K” të virusit. Ky nëntip i virusit tashmë është identifikuar në të gjitha kontinentet dhe poashtu përbën rreth gjysmën e sekuencave të depozituara në bazën globale të dhënave gjenomike GISAID për rajonin e Evropës. Të dhënat ekzistuese tregojnë një divergjencë të konsiderueshme gjenetike të këtij virusi në qarkullim krahasuar me shtamin në vaksinën e gripit të subtipit A(H3N2) të përdorur në hemisferën veriore.

Megjithatë, sipas ECDC (Qendra Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve) të dhënat preliminare nga studimi multi-centrik në kujdesin parësor mbi Efektivitetin, Ngarkesën dhe Ndikimin e Vaksinës (VEBIS) tregojnë se vaksinat sezonale që janë në dispozicion në BE ofrojnë mbrojtje kundër infeksionit me gripin A(H3N2), me efektivitet vaksine që sillet nga 52% në 57%. Këto vlerësime preliminare mbështesin përpjekjet aktuale për të ofruar vaksinim sezonal kundër Gripit për popullatat kyçe në kohën më të shkurtër të mundshme, për të zbutur ndikimin e infeksioneve me Gripin.

Rezultatet e sekuencimit në IKSHPK janë në përputhje me të dhënat e mbikëqyrjes rajonale dhe globale dhe nënvizojnë rëndësinë e përdorimit të teknologjisë NGS në mbikëqyrjen gjenomike të Gripit. Të dhënat e përfituara kontribuojnë në monitorimin e qarkullimit të nënllojeve të virusit të Gripit, apo dinamikës së qarkullimit viral në popullatë, si dhe ofron të dhëna për nevojën për përditësim të rregullt të përbërjes së vaksinës kundër Gripit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime