Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

Rritet bashkëpunimi Kosovë -Shqipëri në mbikëqyrjen e sëmundjeve ngjitëse

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka pritur në takim përfaqësues të Fondacionit Shqiptar “Qendra e Evropës Juglindore për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infektive” (SECID), për të diskutuar dhe fuqizuar kapacitetet e mbikëqyrjes së virusit të Influencës (gripit) dhe viruseve të tjerë respiratorë.

Delegacioni nga Shqipëria u prit nga drejtoresha ekzekutive e IKSHPK-së, Dr. Ardita Baraku dhe ekipi i profesionistëve të shëndetit publik: Prof. Dr. Ariana Kalaveshi, profesoreshë e Epidemiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në UP; Dr. Albiona Rashiti Bytyçi, ushtruese e detyrës së Drejtorit të Departamentit të Epidemiologjisë; Dr. Fetije Fetaj, Shefe e Divizionit të Vaksinimit; si dhe Dr. Pranvera Kaçaniku Gunga, Shefe e Divizionit të Sëmundjeve Ngjitëse në IKSHPK.

Nga Shqipëria në takim morën pjesë: Prof. Silvia Bino, Koordinator i Përgjithshëm në Projektin SECID, znj. Ledia Agolli – drejtor ekzekutiv në projektin SECID; znj. Jonilda Sulo – zyrtare teknike; si dhe znj. Earta Ndreu – zyrtare teknike.

Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale sa i përket gripit dhe viruseve të tjerë respiratorë, strategjitë dhe planet për mbikëqyrje, si dhe zbatimin e projekteve EPI & Lab (Programi i Zgjeruar i Imunizimit dhe mbikëqyrja laboratorike) dhe ndikimin e tyre në kuadër të Projektit të Mbikëqyrjes së Influencës 2025–2026. Po ashtu, u trajtua pjesëmarrja në rrjetin WHO- SARI, zhvillimi i “R script” për të dhënat SARI dhe database WHO EURO, zbatimi i PIVI (partneriteti për hyrjen-implementimin e vaksinës së gripit), kapacitetet e NITAG-ut (Grupit Kombëtar Këshillëdhënës Teknik për Imunizim), mbulimi me vaksina, aktivitetet aktuale dhe nevojat për përmirësim të mëtejshëm.

Delegacioni nga Shqipëria gjatë vizitës në IKSHPK ka vizituar edhe laboratorët në Departamentin e Mikrobiologjisë.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe në avancimin e kapaciteteve profesionale për mbikëqyrjen, parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve respiratore, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

IKSHPK mbetet i përkushtuar në forcimin e sistemeve të mbikëqyrjes së sëmundjeve ngjitëse dhe rritjen e gatishmërisë për reagim ndaj kërcënimeve të shëndetit publik.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime