Gjatë kësaj jave kanë vazhduar aktivitetet e ndryshme sensibilizuese nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik – Pejë, nën udhëheqjen e Dr. Adnora Nurboja dhe Dr. Lendita Gjota Krasniqi, në kuadër të shënimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Parandalimin e Kancerit të Gjirit.
Aktivitetet e realizuara përfshijnë:
Ligjëratë në gjimnazin “Bedri Pejani”me mësimdhënëse;
Ligjëratë në ShFMU “Xhemajl Kada”, me komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe në Qendrën Rinore të Vitomericës me të njëjtin komunitet;
Ligjëratë për gratë e moshës së tretë në Istog;
Ligjëratë dhe bashkëbisedim me gratë që e kanë mbijetuar kancerin e gjirit;
Fushatë qytetare në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore në Komunën e Pejës.
Gjatë këtyre aktiviteteve janë shpërndarë materiale edukativo-shëndetësor dhe butona simbolikë për kalimtarët, ndërsa në qendrën e qytetit u organizua edhe një ecje sensibilizuese në mbështetje të grave dhe ndërgjegjësimit për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit