Në kuadër të fushatës së Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë ka realizuar një sërë aktivitetesh në institucione publike, në komunitet dhe me organizata joqeveritare.
Aktivitetet janë zhvilluar nga Departamenti i Mjekësisë Sociale , Komisioni për Promovim dhe Edukim Shëndetësor, përfaqësuar nga Nysret Ymeri dhe Nekibe Hyseni, në bashkëpunim edhe me Komisionet Komunale dhe QKMF-të e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.
Aktivitetet e realizuara përfshijnë:
Ligjëratë në ShFMU “Musa Hoti” me stafin e shkollës;
Ligjëratë me gratë e lagjes “Frashër” – Mitrovicë;
Ligjëratë me komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian në lagjen “Fidanishte” – Mitrovicë;
Ligjëratë me komunitetin e personave me aftësi të kufizuar në OJQ“HANDIKOS” – Mitrovicë;
Aktivitet sensibilizues në ShFMU “Ismail Qemali” – Mitrovicë, i organizuar nga nxënësit e shkollës me mbështetjen e Departamentit të Mjekësisë Sociale, Komisionit për Promovim dhe Edukim Shëndetësor.
Gjatë aktiviteteve, janë mbajtur ligjërata informuese dhe janë zhvilluar biseda interaktive, ku pjesëmarrësit kanë marrë këshilla dhe informacione të rëndësishme në lidhje me parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit, po ashtu janë shpërndarë materiale vetëdijësuese.
QRSHP-Mitrovicë ka mbështetur gjithashtu edhe QKMF-të e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt në zhvillimin e aktiviteteve lokale.
Aktualisht, po vazhdohet me organizimin e marsheve përmbyllëse në të tri komunat e rajonit të Mitrovicës, si pjesë e përmbylljes së fushatës ndërgjegjësuese.