Sot, përfaqësues nga QRSHP – Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Mitrovicë, Dr. Teuta Fejza dhe Dr. Donjet Bislimi, vizituan impiantin e përpunimit të ujit të KRU Mitrovica.
Gjatë vizitës u zhvilluan takime me Menaxherin e Fabrikës, z. Bahri Hamza, dhe përgjegjësen e cilësisë, znj. Arilda Gërguri-Hyseni.
Fokusi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm.
Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm të IKSHPK dhe QRSHP me KRU Mitrovica, janë realizuar shumë aktivitete të përbashkëta, të cilat kanë qëllim kryesor mbrojtjen e shëndetit të popullatës së rajonit.