Në kuadër të aktiviteteve të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik (QRShP) në Gjakovë, për shënimin e Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Dr. Shkelzen Kurtaj, së bashku me anëtarët e Komisionit të Edukimit Shëndetësor (KESH) nga Kujdesi Parësor Shëndetësor (KPSH) në nivel të rajonit të Gjakovës, kanë zhvilluar prezantime informuese me punëtorë shëndetësorë dhe gra nga komuniteti.
Ligjëratat janë mbajtur në këto institucione shëndetësore:
QKMF Rahovec
QMF Cermjan – Gjakovë
QMF Orize – Gjakovë
QMF Ponoshec – Gjakovë
Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” – Gjakovë
Këto aktivitete synojnë të nxisin informimin, kujdesin dhe vetëdijen e grave për shëndetin e tyre, si dhe të promovojnë rëndësinë e zbulimit të hershëm në parandalimin dhe trajtimin e suksesshëm të kancerit të gjirit.