Në kuadër të aktiviteteve të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, u mbajt një ligjëratë vetëdijesuese nga Dr. Diana Jerliu nga departamenti i Mjeksisë Sociale në Qendrën Rajone të Shëndetit Publik në Ferizaj, në bashkëpunim me nxënësit e gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj.
Nxënësit përgatitën një prezantim tematik me mesazhe sensibilizuese, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm, kontrolleve të rregullta dhe mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje.
Në fund të aktivitetit, ata ndezën tre qirinj simbolikë:
Njëri për të mbijetuarat, si shembull force dhe frymëzimi.
Njëri për ato që e kanë humbur betejën, në kujtim e nderim të jetës së tyre.
Dhe i treti për shpresën, që çdo grua të ketë forcë dhe besim në shërim.