Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës është mbajtur punëtoria e parë e grupit punues të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë, me përbërje të ekspertëve nga: IKSHPK, MSH, IHS dhe AQH, të cilët do të zhvillojnë materiale promovuese dhe edukative për shënimin e Ditës Botërore të Zemrës dhe Ditës Botërore të Diabetit.
Këto materiale do të ndihmojnë në informimin dhe mbështetjen e qytetarëve për parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit, dy nga sëmundjet kronike më të përhapura.