Prof. Dr. Naser Ramadani, ish-Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot shënoi ditëlindjen e 65-të dhe u pensionua, duke përmbyllur me dinjitet një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij profesionale.
Në ceremoninë e rastit, Drejtoresha e IKSHPK-së, Dr. Ardita Baraku, shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Prof. Dr. Ramadanit, veçanërisht në periudhën sfiduese të pandemisë COVID-19, kur udhëhoqi gatishmërinë, reagimin dhe rimëkëmbjen gjatë kësaj emergjence të shëndetit publik.
Bashkëpunëtorët e tij shumëvjeçar e falënderuan për udhëheqjen, bashkëpunimin, mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm.
IKSHPK i uron Prof. Dr. Naser Ramadanit shëndet dhe lumturi në kapitullin e ri të jetës!