Muaji i Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit
Ky muaj po shërben për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje që prek miliona gra në mbarë botën. Fokusi vihet në rëndësinë e zbulimit dhe diagnostikimit të hershëm, duke njohur faktet për kancerin e gjirit, faktorët e rrezikut dhe mënyrat për ta shmangur atë përmes të jetuarit të shëndetshëm. Inkurajohen gratë të kryejnë vetkontrolle dhe ekzaminime të rregullta. Përkrahja ndërkaq, shkon për të gjitha ato gra që ballafaqohen me këtë sëmundje, duke i ndihmuar në trajtim mjekësor cilësor, përkrahje sociale e emocionale dhe ndihmë për t’u rikthyer në jetën e përditshme.