Me rastin e pensionimit të z. Xheladin Mjekut, e falënderojmë për kontributin e tij të çmuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ai ka punuar për 41 vjet, që nga viti 1985, si teknik në laboratorin e ushqimit në Departamentin e Ekologjisë Humane, duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm dhe profesional në shërbim të shëndetit publik.
Profesionalizmi, korrektësia dhe përkushtimi i tij në punë kanë qenë shembull për të gjithë ne. Ai ka qenë një koleg i respektuar, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar dhe për të ndarë përvojën e tij.
Me mirënjohje dhe respekt për gjithçka që ka dhënë.