Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

Mbahet punëtoria “One Health” me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë

Në datat 27 dhe 28 mars 2025, në Universitetin e Prishtinës – Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë u mbajt punëtoria ndërdisiplinare “One Health” me pjesëmarrjen e ekspertëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Universiteti i Prishtinës (Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë), Universiteti Justus Liebig nga Giessen-i, Gjermani, Universiteti Shtetëror Ivane Javakhishvili nga Tbilisi, Gjeorgji, dhe Kolegji Heimerer në Prishtinë.

Fakulteti i Mjekësisë ishte nikoqir i ditës së parë të punëtorisë, mbështetur nga IKSHPK dhe organizuar nën udhëheqjen e Prof. Dr. Lul Raka. Ndër pjesëmarrësit e shquar ishte edhe Prof. Dr. Rainer Waldhardt nga Universiteti Justus Liebig, i cili për më shumë se 20 vite ka kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë, duke përkrahur shumë studentë kosovarë në studimet e doktoratës në Gjermani.

Punëtoria u zhvillua në dy faza tematike: ditën e parë në Fakultetin e Mjekësisë me fokus në bashkëpunimin ndërmjet mjekësisë humane dhe asaj veterinare, ndërsa ditën e dytë në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë me fokus në ndërlidhjen e bujqësisë dhe mjedisit. Pjesëmarrësit diskutuan ide konkrete për projekte të përbashkëta në fushën e mbikëqyrjes së integruar të rezistencës antimikrobike (RAM), bazuar në qasjen “Një Shëndet” dhe korrelacionin ndërmjet përdorimit të antibiotikëve në sektorin e mjekësisë humane dhe asaj veterinare me praninë e mbetjeve të tyre në mjedis.

Qasja multidisiplinare e punëtorisë synoi të forcojë bashkëpunimin ndërsektorial midis shëndetësisë humane, shëndetit veterinar dhe mjedisit, duke trajtuar përdorimin e antibiotikëve në këto sektorë dhe praninë e mbetjeve të tyre në mjedis.

Si përfundim, punëtoria trasoi rrugën drejt hartimit të projekteve të reja kërkimore dhe zbatimit të masave të integruara për kontrollin e RAM në Kosovë, Gjeorgji dhe Gjermani.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime