Ka përfunduar prezantimi dhe trajnimi katërditor për programin digjital të librezave sanitare, një sistem modern që po implementohet për herë të parë në Kosovë.
Gjatë këtyre katër ditëve, në aktivitet morën pjesë punonjës të IKSHPK-së dhe QRSHP-ve, si dhe Inspektorati Sanitar, puna e të cilëve lidhet drejtpërdrejt me procesin e librezave sanitare.
Programi digjital i librezave sanitare synon modernizimin e plotë të procesit të menaxhimit të librezave sanitare, rritjen e efikasitetit dhe transparencës, uljen e ngarkesës administrative, si dhe përmirësimin e komunikimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe palëve të tjera të interesit. Ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të standardeve të shëndetit publik në të gjitha rajonet e vendit.
IKSHPK do të informojë për hapat e mëtejmë dhe datën e fillimit të zbatimit të këtij sistemi të ri, i cili pritet të fillojë së shpejti.