Kujdes nga pickimi i mushkonjave !
Që nga muaji korrik, disa vende të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë raportuar raste të Virusit të Nilit Perëndimor: Spanja, Italia, Greqia, Austria, Hungaria, Franca, Serbia dhe, së fundi edhe Shqipëria.
Në Kosovë, aktualisht nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar edhe në vendet fqinje, IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për kujdes dhe parandalim të këtij infeksioni, që tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara.
IKSHPK risjell përmes infografikave në vijim informacione dhe rekomandime për qytetarët për të parandaluar Virusin e Nilit Perëndimor (WNV).