Sot, me rastin e festave të fundvitit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka nderuar punonjësit e dalluar për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në punën dhe përkushtimin e treguar gjatë vitit.
Të nominuar nga drejtorët e departamenteve përkatëse, këta individë kanë demonstruar angazhim dhe profesionalizëm të lartë në fushat e tyre të veprimtarisë. Punonjësit të cilët janë nderuar me mirënjohje janë:
Florijana Saiti, Mjekësi Sociale Sami Kuqi, Mikrobiologji Syzana Zylfijaj, QLT Dr. Burbuqe Nushi-Latifi, Ekologji Humane Dr. Myvedete Tërshnjaku, Statistikat Shëndetësore Dr. Fetije Fetaj, Epidemiologji Ilir Gllasoviku, Burimet Njerëzore Fatmire Mjeku, Departamenti i Financave Dr. Venera Haxhiavdyli, QRSHP Gjakovë Erdem Kotro, Divizioni i Epidemiologjisë, QRSHP Prizren Kaltrina Xhekovic, QRSHP Mitrovicë Fatmir Veseli, QRSHP Gjilan Shermine Koxha-Emini, Infermiere e Epidemiologjisë, QRSHP Ferizaj Dr. Shqipe Krasniqi-Kola, QRSHP Pejë.
Instituti Kombëtar i falënderon të gjithë punonjësit për angazhimin e tyre dhe uron që këto mirënjohje të shërbejnë si motivim për arritje të mëtejshme.