Më 09–10 Korrik në Shkup u mbajt punëtoria rajonale për biosiguri dhe diagnostikim të patogjenëve emergjentë, në kuadër të Programit Gjerman të Biosigurisë, organizuar nga Instituti Bernhard Nocht për Mjekësi Tropikale.
Personeli i Departamentit të Mikrobiologjisë i IKSHPK-së udhëhoqi pjesën praktike të diagnostikimit laboratorik, duke trajnuar kolegë nga vendet e tjera të rajonit.
Kontributi i tyre ishte kyç për forcimin e kapaciteteve rajonale në zbulimin e hershëm të patogjenëve dhe përgatitjen ndaj kërcënimeve bioterroriste apo shpërthimeve infektive.
Ky rol aktiv konfirmon ekspertizën dhe lidershipin profesional të IKSHPK-së në fushën e biosigurisë.