Divizioni për Moshimin, në kuadër të planit të punës, ka realizuar ciklin e ligjëratave me temën “Rëndësia e shëndetit mendor për të moshuarit”.
Ky aktivitet u zhvillua në përgjigje të kërkesës së Avokatit të Popullit, për të organizuar fushata dhe aktivitete ndërgjegjësuese që promovojnë të drejtat e të moshuarve në fushën e shëndetit mendor, si dhe për të luftuar stigmat dhe diskriminimin e bazuar në moshë.
Shëndeti mendor i të moshuarve përbën një nga sfidat më të mëdha të shëndetit publik në shekullin XXI, veçanërisht duke pasur parasysh rritjen e vazhdueshme të popullatës së moshuar në mbarë botën.
Ligjëratat vetëdijesuese janë mbajtur në:
• OJQ “Vita Jeta”, Prishtinë
• OJQ “Pojata”, Prishtinë
• Lidhja e Pensionistëve të Kosovës – Aktivi i Gruas në Prishtinë,
• Shoqata e Pensionistëve në Obiliq
Ligjëratat u mbajtën gjatë periudhës tetor–dhjetor 2025 nga: Dr. Pranvera Krasniqi-IKSHPK, e shoqëruar nga specializantet: Dr Arlinda Jetishi dhe Dr Flutura Nuhiu-Musliu.
Falënderojmë të gjitha organizatat pjesëmarrëse për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në mbështetje të mirëqenies së të moshuarve.