Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në kuadër të monitorimit, vlerësimit dhe planifikimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit, ka mbajtur punëtorinë e fundvitit me epidemiologët e Qendrave Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe ekipet e vaksinimit në QKMF-të e vendit.
Qëllimi i takimit ishte analiza e mbulueshmërisë së imunizimit gjatë vitit 2025 dhe planifikimi i aktiviteteve për vitin 2026, me fokus në:
• mbulueshmërinë e vaksinimit sipas komunave dhe vaksinave;
• sfidat organizative, logjistike dhe bashkëpunimin ndërinstitucional;
• hapat e mëtejmë dhe rekomandimet për rritjen e mbulueshmërisë;
• planifikimin e fëmijëve target për vitin 2026;
• planifikimin e nevojave për vaksina dhe materiale shoqëruese për vitin 2026.
Gjatë punëtorisë u mbajtën prezantime nga Dr. Fetije Fetaj, Florije Batusha dhe Kadrionë Azizi nga Divizioni i Programit të Zgjeruar të Imunizimit,(IKSHPK); si dhe nga Dafina Muçaj dhe Bekë Veliu (UNICEF)
IKShPK mbetet e përkushtuar në forcimin e programeve të imunizimit dhe mbrojtjen e shëndetit publik në nivel kombëtar.