Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

IKShPK dhe Instituti i Biologjisë Mjekësore i Polonisë forcojnë bashkëpunimin për survejancën molekulare të tuberkulozit rezistent ndaj barnave

Është zhvilluar një takim online mes Dr. Jaroslaw Dziadek (Instituti i Biologjisë Mjekësore), Dr. Alina Minias dhe Dr. Rrezarta Bajramit (Laboratori Referent Nacional për Tuberkulozin, IKShPK), i fokusuar në planin e punës për vitin 2026 për sequencimin e Mycobacterium tuberculosis. Takimi përcaktoi objektiva të qarta, përfshirë identifikimin e linjave të reja, monitorimin e rasteve me rezistencë ndaj barnave (MDR/XDR), përdorimin e metodave të avancuara (Deeplex Myc-TB dhe Illumina MiSeq), si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin e protokolleve dhe trajnimin e stafit.

U dakorduan lidhur me numrin e mostrave, afatet kohore dhe shpërndarjen e përgjegjësive, me qëllim forcimin e kapaciteteve të survejancës molekulare dhe përmirësimin e diagnostikimit të shpejtë të rasteve të tuberkulozit rezistent ndaj barnave. Palët u dakorduan për implementimin e planit gjatë vitit 2026 dhe raportimin e progresit nëpërmjet takimeve të rregullta koordinuese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK) po vazhdon bashkëpunimin me Institutin e Biologjisë Mjekësore të Akademisë Polake të Shkencave në Łódź, i cili është forcuar që nga viti 2022 dhe ka sjellë rezultate të rëndësishme shkencore dhe diagnostikuese, përfshirë studimin e parë rajonal mbi strukturën gjenetike të M. tuberculosis, të publikuar në vitin 2025.

Përmes transferimit të njohurive, janë përmirësuar masat e biosigurisë laboratorike dhe algoritmet diagnostikuese, janë futur testime të avancuara gjenetike për rezistencën ndaj barnave dhe IKSHPK ka kaluar me sukses kontrollin ndërkombëtar të vlerësimit të jashtëm të cilësisë në vitin 2023.

Për më tepër, bashkëpunimi ka rezultuar në zhvillimin e një metode të re për zbulimin e linjës Beijing, duke lehtësuar hetimet epidemiologjike dhe duke forcuar rolin udhëheqës të IKShPK-së në kontrollin e tuberkulozit përmes inovacionit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime