Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Botërore të Hipertensionit, Qendra Rajonale e Shëndetit Publik në Pejë, në bashkëpunim me QKMF-në Pejë, ka filluar organizimin e aktiviteteve vetëdijesuese dhe shëndetësore për qytetarët.
Gjatë këtyre aktiviteteve janë kryer matje të tensionit arterial dhe të nivelit të glikemisë, me qëllim të identifikimit të hershëm të faktorëve të rrezikut dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e kontrollit të rregullt shëndetësor.
Kujdesuni për shëndetin tuaj – kontrolloni tensionin dhe mbani nën kontroll faktorët e rrezikut për një jetë më të shëndetshme!