Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

Është mbajtur trajnim për ngritjen e kapaciteteve diagnostike dhe raportuese të rezistencës antimikrobike në Kosovë

Më 20 mars 2025, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, nën udhëheqjen e Dr. Arsim Kurtit, udhëheqës i Laboratorit Referent për Rezistencë Antimikrobike, u mbajt një trajnim online me përfaqësuesit e rrjetit CAESAR të OBSH-së (Rrjeti i Mbikëqyrjes së Rezistencës Antimikrobike në Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore).

Ky rrjet përfshin të gjitha vendet në rajonin Evropian të OBSH-së, të cilat nuk janë pjesë e Rrjetit Evropian të Mbikëqyrjes së Rezistencës Antimikrobike (EARS-Net), i cili koordinohet nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Në trajnim mori pjesë edhe një ekspert nga EUCAST (Komiteti Evropian për Testimin e Ndjeshmërisë Antimikrobike) dhe fascilitator vendor Dr. Arsim Kurti.

Trajnimi kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve në mbikëqyrjen dhe raportimin e rezistencës antimikrobike dhe ishte i fokusuar në:

· Metodologjinë e mbikëqyrjes sipas CAESAR-it

· Përdorimin e manualit dhe platformës elektronike të CAESAR-it

· Vlerat kufitare të EUCAST për përcaktimin e ndjeshmërisë bakteriale ndaj antibiotikëve

· Demonstrimin praktik të plotësimit të formave elektronike për raportimin e të dhënave.

Në këtë trajnim morën pjesë mikrobiologët nga IKSHPK dhe Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, të cilët patën mundësinë të përmirësojnë njohuritë e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja me ekspertë eminentë ndërkombëtarë.

Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm në forcimin e mbikëqyrjes së rezistencës antimikrobike në Kosovë, duke rritur përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, për testimin dhe raportimin e ndjeshmërisë së mikroorganizmave ndaj antimikrobikëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Divizioni për kontrollë sanitare dhe infeksione spitalore
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime