Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 7 Prillit – Ditës Botërore të Shëndetit, përfaqësues nga Instituti Kombëtar kanë realizuar një aktivitet në lagjen Shkugez të Gjakovës, me fokus tek të moshuarit, duke promovuar aktivitetin fizik dhe ushqyerjen e shëndetshme.
Pjesëmarrës ishin 60 persona, të cilët morën këshilla praktike për një jetë më të shëndetshme dhe aktive.