Sot, me moton “Fillime të shëndetshme, të ardhme shpresëdhënëse”, kujtojmë se shëndeti është një e drejtë themelore për të gjithë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike, po zhvillon aktivitete vetëdijësuese në gjithë vendin për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e kujdesit për nënat, foshnjat dhe shëndetin parësor.
Qëllimi i shënimit të kësaj dite është për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet shëndetësore dhe për të nxitur autoritetet shëndetësore në çdo vend që të ndërmarrin veprime me qëllm të parandalimit të sëmundjeve, promovimit të shëndetit dhe sigurimit të qasjes në shërbime shëndetësore për popullatën.
Vepro sot për një të ardhme më të shëndetshme!