Në kuadër të shënimit të 26 Qershorit – Ditës Botërore kundër Abuzimit me Droga, QKMF-të dhe QRSHP-të organizuan aktivitete vetëdijësuese me theks të veçantë tek edukimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve.
Aktivitetet u mbajtën në Qendrat Rinore në Gjilan, Pejë, dhe në Ferizaj, në bashkëpunim me institucionet lokale shëndetësore dhe komunale.
Aktivitetet përfshinin:
Ligjërata informuese për pasojat e përdorimit të substancave narkotike
Këshilla për stil jete të shëndetshëm dhe përfshirje në aktivitete sportive e kulturore
Shpërndarje materialesh edukative
Pjesëmarrje e nxënësve, studentëve dhe përfaqësuesve të institucioneve.
Ky angazhim përfaqëson një hap konkret drejt një rinie të vetëdijshme dhe një mjedisi më të sigurt për të gjithë.
Zgjedh një jetë të shëndetshme – thuaj JO drogës!