Në kuadër të Javës Europiane të Shëndetit Publik, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës u mbajt tryeza e rrumbullakët me temë: “Ngritja e kapaciteteve për kujdesin ndaj të moshuarve në kujdesin parësor shëndetësor në Kosovë” Kjo tryezë mblodhi përfaqësues të institucioneve shëndetësore, profesionistë të kujdesit parësor, përfaqësues komunalë, përfaqësues të pacientëve dhe organizatave […]
Sipas të dhënave të ECDC (https://www.ecdc.europa.eu) deri më 6 maj 2026, janë raportuar shtatë raste me hantavirus në një anije kroçierë në Atlantikun Jugor, përfshirë tre viktima. Një person ndodhet në gjendje kritike, ndërsa hetimet laboratorike vazhdojnë. Në disa mostra është konfirmuar virusi Andes (ANDV), i cili është endemik në Argjentinë. Sipas vlerësimit aktual të […]
Akreditimi i laboratorit referent për Morbill dhe Rubellë, Departamentin e Mikrobiologjisë në IKSHPK për vitin 2026 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë përfaqëson një arritje të rëndësishme në forcimin e kapaciteteve laboratorike dhe mbrojtjen e shëndetit publik në vend. Ky proces vlerësimi dhe certifikimi siguron që laboratori të përmbushë standardet ndërkombëtare për cilësi, saktësi dhe besueshmëri në […]
Laboratori Referenti Influencës ka përmbyllur me sukses pjesëmarrjen në programin ndërkombëtar të vlerësimit të jashtëm të cilësisë (External Quality Assessment – EQA) për vitin 2025, të organizuar në kuadër të Programit Global të Influencës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky vlerësim përbën një mekanizëm kyç për garantimin e saktësisë dhe besueshmërisë së diagnostikës molekulare, si dhe […]
Gazetarja Agnesa Vitija tregon se ajo ka vaksinuar vajzën e saj, Narsën, me të gjitha vaksinat. Ajo thotë se nuk mund ta imagjinojë ta rrezikojë Narsën nga sëmundje serioze ngjitëse, prandaj nuk ka pasur asnjë dyshim kur vjen fjala te vaksinimi i rregullt. Në kohën kur janë konfirmuar raste të fruthit në vend, është shumë e […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) përcolli në pension Dr. Ajhan Sefiu, specialiste e mikrobiologjisë dhe Drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike (QRSHP) në Gjilan, duke shënuar përmbylljen e një rrugëtimi të gjatë profesional. Me këtë rast, Drejtoresha Ekzekutive e IKSHPK-së, Dr. Ardita Baraku, e vlerësoi lart angazhimin dhe punën e Dr. […]