Ministria e Shëndetëisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë mbajtur sot një konferencë për media, lidhur me implementimin e vaksinave të reja, me theks aplikimi i HPV vaksinës edhe te djemtë në Kosovë. Drejtoresha ekzekutive e IKShPK-së, Dr. Ardita Baraku tha se implementimi i HPV vaksinës për të dy gjinitë, përveç rolit […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal, ndërkohë që javët e fundit është shënuar një intensitet më i rritur i rasteve të raportuara, karakteristikë për këtë sezon të gripit. Kjo ka rezultuar edhe me rritje të fluksit të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë mjekësore […]
(Deri në 05 janar 2025) A ka epidemi të re në Kinë? Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikon raporte javore mbi monitorimin e sëmundjeve të ngjashme me gripin. Raportohet se, siç pritet për këtë periudhë të vitit (dimri në hemisferën veriore), ka rritje mujore të infeksioneve akute respiratore, përfshirë gripin sezonal, virusin […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka pranuar për shfrytëzim, pesë automjete të reja të punës, nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF), të dedikuara për përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe operacionale për Departamentin e Mikrobiologjisë, Epidemiologjisë dhe Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Pejë. Drejtoresha e IKSHPK-së, Dr. Ardita Baraku shprehu mirënjohjen e […]
Këshilla për udhëtarët nga Kosova që udhëtojnë në/nga vendet e Afrikës të prekura nga Mpox Në vlerësimin e rrezikut lidhur me Mpox (dikur e njohur si Lia e Majmunëve), Qendra Evropiane për Parandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve (ECDC) ka vlerësuar se ka shumë gjasa që në vendet e BE-së të ketë më shumë raste të […]
Prishtinë, 27.12. 2024 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës informon publikun se me datën 26. 12. 2024 në orët e pasditës, Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lia e majmunëve. Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së […]