Bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja javore e gripit sezonal, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), tërheq vëmendjen për rritje të numrit të rasteve të raportuara të Gripit, krahasuar me javët paraprake. Megjithatë, numri i rasteve është i nivelit të krahasueshëm me sezonën paraprake. Që nga fillimi i sezonës së gripit-fillimi i muajit […]
Në përvjetorin e 25-të të mjekësisë familjare dhe themelimit të Asociacionit të Mjekëve Familjarë të Kosovës, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), i është dhënë një mirënjohje e veçantë në emër të bashkëpunimit dhe përkrahjes së vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve të Mjekësisë Familjare.
Komunikimi i rrezikut, angazhimi i komunitetit dhe menaxhimi i infodemisë (RCCE-IM) është një nga tetë kapacitetet për gatishmërinë dhe reagimin ndaj emergjencave shëndetësore, të përcaktuara me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (IHR, 2005). Gjithashtu, RCCE-IM konsiderohet si një nga intervenimet kyçe të shëndetit publik. Qëllimi për të ndërtuar një plan gjithëpërfshirës të RCCE-IM për të gjitha […]
Në Prishtinë ka nisur punëtoria për Zhvillimin e Planit të Gjitha Rreziqeve për Komunikimin e Rrezikut, Angazhimin e Komunitetit dhe Menaxhimin Infodemik (RCCE-IM). Kjo punëtori organizohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Zyrën e OBSH-së në Prishtinë. Gjatë hapjes së punëtorisë, drejtoresha ekzekutive e IKShPK-së, […]
Që nga dita e parë e ngjarjes së fundit në kanalin Ibër-Lepenc, datë 29.12.2024, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Mitrovicë (QRSHP) ka forcuar monitorimin e ujit për pije në zonën e shërbimit të KRU “Prishtina” dhe KRU”Mitrovica”, në Impiantet e trajtimit në Shipol, Balincë, Drenas […]
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të AIDS-it, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, organizoi tryezën e rrumbullakët me moton: “Merrni rrugën e të drejtës tuaj: Shëndeti im, e drejta ime!”. Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë ndërgjegjësimin dhe veprimin në lidhje me të drejtat e […]