Stafi i Laboratorit të Tuberkulozit në Qendrën Rajonale të Shëndetit Publik (QRSHP) në Prizren po trajnohet nga ekspertët e Laboratorit Referent Kombëtar për Tuberkuloz të IKSHPK-së, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e testimit fenotipik të ndjeshmërisë ndaj barnave antituberkulare të linjës së parë. Deri më tani, kulturat pozitive me Mycobacterium tuberculosis nga QRSHP Prizren […]
Në kuadër të shënimit të Javës Botërore të Imunizimit, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka organizuar tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e përfaqësuesve institucionalë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Në këtë ngjarje morën pjesë: Zëvendësministrja e Shëndetësisë në detyrë Dr. Dafina Gexha Bunjaku, Drejtoresha ekzekutive e IKSHPK, Dr. Ardita […]
Entebe, UGANDA – Në javën e fundit të prillit, në qytetin Entebe të Ugandës u mbajt takimi global i përfaqësuesve të nëntë shteteve nga katër kontinente, të cilët koordinojnë projekte të mbështetura nga International Centre for Antimicrobial Resistance Solutions (ICARS), me seli në Kopenhagë. Këto projekte synojnë të adresojnë rezistencën antimikrobike (RAM) në tri fusha […]
Larja e duarve në momentin e duhur dhe në mënyrën e duhur, është një nga masat më të rëndësishme për të mbrojtur pacientët dhe punonjësit shëndetësorë nga infeksionet. �Dorezat nuk e zëvendësojnë larjen e duarve – ato mund të kontaminohen po aq lehtë sa duart e zbuluara. Higjiena e duarve shpëton jetë.
Në kuadër të aktiviteteve të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), në Departamentin e Mikrobiologjisë, u organizua një ligjeratë nga Dr. Zana Kacaniku-mikrobiologe, me temën “Procesi i vlerësimit të riskut për kontrollin e riskut biologjik”. Gjatë ligjëratës u theksua rëndësia e identifikimit, vlerësimit dhe menaxhimit të risqeve […]
Vaksinat shpëtojnë jetë dhe janë një nga mënyrat më të sigurta për të parandaluar sëmundjet serioze. Gjatë kësaj jave, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në bashkëpunim me qendrat e kujdesit parësor, dhe mbështetur nga OBSH e UNICEF organizon aktivitete informuese dhe promovuese të dedikuara për prindërit dhe fëmijët. Bashkë, sigurojmë një të ardhme më të […]