Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Këshilla Shëndetësore
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime

Fruthi vazhdon – vaksinimi mbron çdo fëmijë!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se fruthi vazhdon të përhapet në vendin tonë. Nga 16 prilli deri më 22 nëntor 2026 janë konfirmuar 381 raste, prej të cilave 45 vetëm gjatë javës së fundit, në 26 komuna të Kosovës. Pjesa dërrmuese e të prekurve janë fëmijë.

Mbi 95% e rasteve janë te personat e pa vaksinuar me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, parotiti dhe rubeola.

Fruthi është sëmundje shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, veçanërisht te fëmijët e vegjël. Vaksinimi në kohë është mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët, por edhe komunitetin.

IKShPK, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, po vazhdon vaksinimin e rregullt dhe vaksinimin plotësues për fëmijët që kanë mbetur pa vaksinuar ose nuk i kanë marrë të dy dozat e vaksinës MMR. Gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 4,187 fëmijë të moshës 2–5 vjeç përmes aktiviteteve të vaksinimit plotësues.

IKShPK u bën thirrje prindërve që të kontrollojnë kartelat e vaksinimit të fëmijëve dhe, në rast se kanë humbur ndonjë dozë, të kontaktojnë ekipet e vaksinimit për ta plotësuar atë sa më parë.

Duke pasur parasysh përhapjen e fruthit, rekomandohet kujdes i shtuar për fëmijët nën moshën 12 muaj, të cilët ende nuk e kanë marrë vaksinën MMR, duke kufizuar sa të jetë e mundur ekspozimin e tyre në ambiente të mbyllura dhe të mbipopulluara. 

Së bashku mund të ndalim përhapjen e fruthit dhe të mbrojmë çdo fëmijë.

Vaksinimi i rregullt + vaksinimi plotësues = fëmijë të mbrojtur!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors
Postimet
Faqe
Lajme
Ngjarje
Thirrjet publike
Filtro sipas kategorive
COVID-19
Diabeti
Hipertensioni
Informata rreth vaksinës Astra Zeneca
Informata rreth vaksinës Phizer BionTech
Këshilla Shëndetësore
Konkurset/Shpalljet
Lajmet
Ligjet
Marrëveshjet
Materiale edukuese/Broshura
Mpox
PSO
PSO|Uncategorized @sq
Publikimet
Publikimet|Uncategorized @sq
Qasje ne dokumente publike
Rregulloret
Strategjite/plane veprimet
Udhërrëfyes dhe Protokolle
Udhezime administrative
Vendime