Çfarë është fruthi?
Fruthi është një sëmundje virale shumë ngjitëse dhe jo thjesht një sëmundje e zakonshme e fëmijërisë, pasi ajo mund të shkaktojë:
•Pneumoni dhe probleme të rënda të frymëmarrjes
•Encefalit dhe dëmtime të përhershme
•Diarre të rëndë dhe dehidrim
•Infeksione të veshit dhe dëmtim të dëgjimit
•Verbim
•Në raste të rënda me komplikime, edhe vdekje.
Fruthi gjithashtu mund të dobësojë sistemin imunitar dhe ta bëjë organizmin më të ndjeshëm ndaj infeksioneve të tjera.
Si mund ta mbroj fëmijën tim?
Vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar fruthin.
Vaksina MMR mbron kundër:
Fruthit – Shytave – Rubeolës
Një dozë e MMR ofron mbi 90% mbrojtje ndaj fruthit, ndërsa pas dy dozave mbrojtja arrin rreth 97–99%.
Kur duhet ta vaksinoj fëmijën tim kundër fruthit?
Sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit:
MMR1 → 12 muaj
MMR2 → 5–6 vjeç
A është vaksina MMR e sigurt?
Po. Vaksina MMR është përdorur gjerësisht për dekada dhe është studiuar në miliona fëmijë.
VAKSINIMI MBRON! Mbroni fëmijën tuaj. Mbroni familjen. Mbroni komunitetin.