Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë duke realizuar fushatën në kuadër të Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Aktiviteteve edukativo shëndetësore janë duke u zhvilluar nëpër institucionet shëndetësore, arsimore dhe në komunitet, në bashkëpunim me KPSh, Spitalet, OJQ-të. Gjatë sesioneve informuese dhe ligjëratave vetëdijësuese janë dhënë informata për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, vetëkontrollit të gjirit, si dhe skriningut për zbulimin e hershëm të sëmundjes.
Kontrollohu, për veten, për jetën!
#MuajiRozë #KanceriIGjirit #ZbulimiIHershëm #Kontrollohu #IKSHPK
