Më 23 shtator 2026, u përmbyll nisma “Përtej kryetitujve” në një ngjarje e cila mblodhi gazetarë dhe profesionistë shëndetësorë, ku u diskutua se si mund të raportohet për sëmundjet kronike jongjitëse me më shumë saktësi, duke i vendosur faktet në kontekst dhe duke u kushtuar vëmendje përvojave të njerëzve.
Në hapje të ngjarjes, Dr. Ardita Baraku, drejtoreshë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, theksoi rëndësinë që informacioni shëndetësor të jetë i saktë, i kuptueshëm dhe i mbështetur në ekspertizë profesionale.
Në panelet e diskutimit, gazetarët dhe profesionistët shëndetësorë të përfshirë në nismë folën për sfidat e raportimit mbi tema të ndërlikuara shëndetësore dhe për rëndësinë që këto tema të trajtohen në vazhdimësi, jo vetëm kur janë pjesë e lajmeve të ditës. Gjatë ngjarjes, Dr. Baraku prezantoi edhe edicionin e veçantë të revistës “Shëndeti”, që përmbledh të gjitha shkrimet opinionistike dhe raportimet e gazetarëve të realizuara në kuadër të kësaj nisme, si dhe përmban një rubrikë për Kursin e Lidershipit në fushën e sëmundjeve kronike jongjitëse, të organizuar nga IKSHPK-ja dhe projekti IHS në kuadër të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës 2026. Në diskutimin përmbyllës, pjesëmarrësit folën për rezultatet e nismës dhe mundësitë për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet gazetarëve dhe profesionistëve shëndetësorë.
***
Initiative to Strengthen Reporting on NCDs Concluded
On 23 September 2026, the initiative “Beyond Headlines” was concluded at an event that brought journalists and health professionals to discuss on how noncommunicable diseases can be covered with greater accuracy, context and attention to people’s experiences.
Opening the event, Dr Ardita Baraku, Director of the National Institute of Public Health of Kosovo, emphasised the importance of making health information accurate, understandable and grounded in professional expertise.
Panels featured journalists and health professionals involved in the initiative who reflected on the challenges of reporting complex health issues and the need to follow these stories beyond the daily news cycle. The event also featured a presentation by Dr. Baraku of the special issue of “Shëndeti” magazine containing all op-eds and journalists’ reports through this initiative, and a section on the NCD Leadership Course, organized by NIPH and IHS Project as part of the Prishtina International Summer University 2026. In a closing discussion, participants reflected on the initiative’s results and opportunities for continued cooperation between journalists and health professionals.