Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për të tretën herë radhazi, ishte nikoqir i Shkollës Verore të Shëndetit Publik, e cila zhvillohet në Lugano të Zvicrës dhe, përmes Qendrës së Trajnimit në Prishtinë (Prishtina HUB), u mundëson profesionistëve shëndetësorë në Kosovë të përfitojnë nga njohuritë, përvojat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare në fushën e shëndetit publik.
Gjatë kësaj edicioni u zhvilluan 3 kurse, të cilat u ndoqën nga gjithsej 25 profesionistë, duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe në shkëmbimin e përvojave në fushën e shëndetit publik.
Kjo iniciativë u realizua me asistencë teknike dhe mbështetje nga projektet AQH dhe HIS, duke forcuar mundësitë për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe avancimin e ekspertizës shëndetësore në Kosovë.