13.07.2026
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se gjatë periudhës 16 prill deri më 13 korrik 2026, në Kosovë janë raportuar gjithsej 63 raste të konfirmuara me fruth. Gjatë javës së fundit janë raportuar njëmbëdhjetë (11) raste të reja me fruth.
Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me nëntëmbëdhjetë (19) raste, komuna e Ferizajt me dymbëdhjetë (12) raste: Kaçaniku me tetë (8 ) raste; Fushë Kosova me nëntë (9) raste; Lipjani me tre (3), Vushtrri, Shtime dhe Obiliq, me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat: Gjilan, Drenas, Deçan, Skenderaj, Shtërpcë dhe Viti.
IKShPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit, si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore.
Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.
Vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.