“Zbulimi i joshjes – luftimi i varësisë nga nikotina dhe duhani”
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore pa Duhan, organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e Shkencës dhe drejtoritë komunale të arsimit, sot u përmbyll gara kreative e nxënësve të Kosovës, e cila solli energji, ide dhe mesazhe të fuqishme në mbështetje të një jete të shëndetshme dhe pa duhan.
Vendin e parë e fitoi performanca e nxënësve të SHFMU “28 Nëntori” nga Raushiqi i Pejës, të cilët përmes një performance kreative dhe domethënëse përcollën mesazhe të qarta për jetë pa duhan, angazhim gjithëpërfshirës dhe ndërtimin e një brezi të ri pa duhan në Kosovë.
Kjo garë dëshmoi se të rinjtë janë zë i fuqishëm i ndryshimit dhe partnerë të rëndësishëm në promovimin e shëndetit publik. Kreativiteti, vetëdijesimi dhe pjesëmarrja e tyre janë shpresë për një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.
Urime fituesve dhe falënderime për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe shkollat pjesëmarrëse për kontributin dhe angazhimin e tyre në fuqizimin e mesazhit për një Kosovë pa duhan.
#DitaBotërorePaDuhan
#WorldNoTobaccoDay
#BreziPaDuhan
#KosovaPaDuhan