Vaksinat kanë shpëtuar miliona jetë dhe mbeten mënyra më efektive për mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet serioze.
Dr. Shpëtim Salihu, pediatër-neonatolog, e rekomandon vaksinimin, njësoj siç ka vepruar edhe me fëmijët e tij. Ai udhëzon prindërit se shtyrja e vaksinimit rrezikon shëndetin e fëmijëve, duke i lënë të pambrojtur ndaj sëmundjeve si fruthi, që mund të shkaktojë komplikime të rënda si encefaliti (inflamacion i trurit), e në disa raste edhe vdekje.
Për mbrojtje të plotë ndaj fruthit, shytave dhe rubellës, IKShPK rekomandon vaksinimin e rregullt me dy doza: një në moshën 12 muajsh dhe tjetrën në moshën 5-6 vjeç.